Një aktivist thotë se më shumë se 1,500 të burgosur palestinezë, kanë nisur grevë urie, dhe po kërkojnë kushte më të mira në burgjet izraelite, përfshirë kontaktet me familjen dhe dhënien fund të dënimeve të tyre, pa dalë në gjyq, raporton AP.
Greva e urisë, që nisi sot po udhëhiqet nga Mawan Barhouti, që ishte figurë e rëndësishme në lëvizjen e presidetit Mahmoud Abbas Fatah.
Vlerësohet se 6,500 palestinezë po mbahen në burgjet në Izrael.
Të burgosurit palestinezë edhe në vitin 2012 kishin organizuar grevë urie për 28 ditë. Po ashtu, më 2014, të burgosurit mbajtën grevë urie për dy muaj, për të protestuar paraburgosjen e tyre pa dalë fare në gjyq.
Artikuj të ngjashëm
-
Palestinezët e burgosur nga Izraeli do të futen në grevë masive urie
-
Izraeli vendos ta lirojë të burgosurin palestinez në grevë urie prej 141 ditësh
-
Protestuesit palestinezë përleshen me forcat izraelite
-
Izraeli liron të burgosurit palestinezë
-
Izraelitët të ndarë shënojnë dyvjetorin e nisjes së luftës në Gazë