Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Greva muzikore kundër reformave pensionale vazhdon në Francë

Muzikantët dhe këngëtarët e Operës së Parisit kanë organizuar një koncert të hapur si pjesë të protestës kundër reformës pensionale që kërkon t’i jap fund skemës së pensioneve të veçanta.

Kjo është protesta e dytë artistike e Operës së Parisit që është pjesë e skemave të veçanta pensionale për shkak se balerinët e saj pensionohen në moshën 42-vjeçare, këngëtarët si 57-vjeçar dhe muzikantët kur mbushin 60 vjeç, transmeton KTV.

Kjo skemë e veçantë e pensionit daton që prej vitit 1698 në kohën e Luisit të 14-të. Presidenti Macron ka prezantuar reformat që skemat e veçanta pensionale i kthen në një sistem të vetëm.

Ky vendim i tij ka nxitur greva në sistemin e transportit që ka paralizuar në tërësi shërbimet publike.