Komiteti kombëtar i vaksinimit i Greqisë ka njoftuar se po rekomandon që vaksina “AstraZeneca” të vazhdojë të jepet tek personat mbi 30 vjeç, duke thënë se ul rrezikun potencial për gjendjen e rëndë të shkaktuar nga COVID-19 që tejkalon edhe raportimet për mpiksje të gjakut, njofton AP.
Njoftimi i komitetit shton këshillat e ndryshme në lidhje me vaksinën “AstraZeneca” që vijnë nga vende të ndryshme të Evropës. Agjencia Evropiane e Barnave nuk ka këshilluar për vendosjen e ndonjë kufizimi moshe në përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”.
Komiteti i vaksinimit në Greqi ka thënë të premten se po rekomandonte "vazhdimin e programit të vaksinimit me çdo vaksinë në dispozicion, përfshirë vaksinën “AstraZeneca”, në njerëz të moshës mbi 30 vjeç”.
Greqia ka raportuar një numër rekord të rasteve të reja ditore disa herë në javët e fundit, por gjithashtu ka qenë duke kryer një numër rekord të testeve.
Por normat e pranimit në spital janë rritur gjithashtu, dhe njësitë e kujdesit intensiv në shumë pjesë të Greqisë janë me ose mbi kapacitetin, pavarësisht se vendi është nën masa të bllokimit që nga fillimi i nëntorit.
-
Italia aprovon vaksinën “AstraZeneca” për personat mbi 65 vjeç
-
Francë, vaksina “AstraZeneca” do të jepet vetëm për personat nën 65 vjeç
-
Në Greqi, gjobë 50-euroshe për qytetarët mbi 60 vjeç të pavaksinuar
-
Greqia e bën të detyrueshëm vaksinimin për personat mbi 60 vjeç
-
Greqia pritet t’i gjobisë qytetarët mbi 60 vjeç që refuzojnë të vaksinohen