Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Greqia lëkundet nga tërmetet, frikë në Athinë dhe…

Greqia vazhdon të lëkundet nga tërmetet. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka goditur Greqinë, mëngjesin e kësaj të hëne.

Po ashtu lëkundje janë regjistruar edhe në orën 6:30 minuta, më magnitudë 3.9 ballë. Ai me magnitudën më të lartë raportohet ta ketë pasur epiqendrën në det të hapur, në zonën pranë ishujve Zakynthos dhe Lithakia, por lëkundjet e tij janë ndierë deri në Patra e Athinë. Thellësia e tij ka qenë 10 km.

Edhe mbrëmjen e së dielës po ashtu janë regjistruar në këtë zonë edhe dy lëkundje të tjera, më e forta me magnitudë 4.7 ballë.

Artikuj të ngjashëm