Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë e ka quajtur “fatkeqësi” deklaratën e komisarit evropian për Zgjerim, Johannes Hahn se në 15 ditët e ardhshme mund të zgjidhet kontesti ndërmjet Shkupit dhe Athinës rreth emrit të Maqedonisë.
Në kumtesën e kësaj ministrie kërkohet nga Hahn “që të ndalojë së paraqituri pamjen e gabuar nga bisedimet, të cilat siç thuhet, tregojnë se ‘nuk kuptohen’”.
“Ajo më e pakta që ai mund të bëjë është të ndalojë që t’i minojë”, thuhet në kumtesë.
Në Athinë transmetojnë se kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka thënë se deklarata e Hahn është “e tepruar” dhe konsideron se është e pamundur që të arrihet marrëveshja me Greqinë brenda dy javësh, transmeton KosovaPress.
Ndryshe, raundi i tretë i negociatave Greqi-Maqedoni për zgjidhjen e kontestit të emrit mbahet nesër në Vjenë, me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara.
-
Merzi skeptik se mund të ketë marrëveshje për Ukrainën deri të enjten
-
Orban: Samiti i paqes për Ukrainën nuk është hequr nga agjenda
-
Shtyhet mbledhja e kabinetit në të cilën Netanyahu do të vendoste për pushtimin e plotë të Gazës
-
Avancimi i Shqipërisë drejt BE-së, Hoxhaj: Thirrje reflektimi për Kosovën
-
Netanyahu e pranon vështirësinë për të ndikuar në vendimet e Trumpit lidhur me Iranin