Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Grenell përplaset me ministrin gjerman rreth spiunimit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Berlin, Richard Grenell, e kritikoi ashpër ministrin gjerman të Ekonomisë, Peter Altmaier, i cili tërhoqi paralele midis spiunimit kinez dhe amerikan.

"Nuk ka ekuivalencë morale midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe kushdo që e sugjeron këtë, e injoron historinë", tha Grenell.

Zënka pasoi vendimin e Gjermanisë për të mos ndaluar pjesëmarrjen e gjigantit kinez të teknologjisë Huawei në rrjetin gjerman të telefonisë celulare 5G.

Disa e shohin Huawein si rrezik për sigurinë.

Qeveria amerikane po u bën thirrje aleatëve perëndimorë që të mos e lejojnë Huawein që të bëjë kontrata për 5G, duke thënë se kjo kompani është shumë e afërt me Partinë Popullore të Kinës dhe me shërbimet e inteligjencës në Kinë.

Ministri gjerman, Altmaier, gjatë një debati televiziv, kujtoi një skandal të vitit 2013, kur Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së ka spiunuar disa aleatë amerikanë, përfshirë edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Ai tha se "Gjermania ende nuk i ka bërë ndonjë bojkot" SHBA-së, në lidhje me këtë skandal.

Edhe Alibaba padit SHBA-në për akuzat mbi lidhje me ushtrinë kineze Tech 1 muaj më parë Alibaba padit SHBA-në për akuzat mbi lidhje me ushtrinë kineze

"SHBA-ja gjithashtu kërkon nga kompanitë e saj që të japin informacione të caktuara - të nevojshme për të luftuar terrorizmin", tha Altmaier.

Kina është partneri më i madh tregtar i Gjermanisë.

Megjithatë, edhe zyrtarët e inteligjencës gjermane e kanë këshilluar Qeverinë e Merkelit që të ndalojë Huawein nga 5G e Gjermanisë/REL.