I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka quajtur “të mahnitshme” mbrëmjen që e ka kaluar në Beograd, ku ka darkuar me krerët e këtij shteti.
Ai, si raportojnë mediet serbe, ka qenë në darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe anëtarët e delegacionit serb dhe amerikan, teksa në Twitter e ka ndarë videon e kësaj mbrëmjeje.
“Serbët dhe amerikanët në Beograd këndojnë për Alabamën dhe Virginian Perëndimore, natë e mahnitshme”, ka shkruar Grenell, teksa ka postuar videon e darkës në të cilën dëgjohen këngët “Country Roads” dhe “Sweet home Alabama”.
Grenelli bashkë me delegacionin e SHBA-së para kësaj vizite ka qenë në Kosovë.
Serbs and Americans in Belgrade singing about Alabama and West Virginia is an amazing night. pic.twitter.com/PBsojnKUA8
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 23, 2020
-
Vuçiqi dekoron Grenellin: E meriton për përkushtimin e tij ndaj Serbisë
-
Grenelli fton amerikanët: Zgjohuni për të ndjekur intervistën e Vuçiqit
-
Grenelli e uron Vuçiqin: Kemi miqësi të fuqishme dhe punë për të bërë së bashku
-
Grenell: Blinken ka zgjedhur anë në dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka kredibilitet
-
Grenell i frustruar që nuk po zbatohet marrëveshja e Washingtonit