Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gratë e shqetësuara rreth fertilitetit refuzojnë vaksinimin në Britani

Ekspertët shëndetësorë kanë tërhequr vërejtjen se frika rreth fertilitetit ka shtyrë gratë në Britaninë e Madhe që të refuzojnë vaksinimin kundër koronavirusit.

Lajmet se më shumë se 13 mijë gra kanë raportuar për ndryshim të kohës së ciklit të tyre pas vaksinimit, ka nxitur shqetësimet mes grave.

Mirëpo imunologë të shumtë kanë siguruar se ka prova të shumta që tregojnë se vaksina nuk i redukton shanset për të mbetur shtatzënë.

Lajmet dhe informacionet e rrejshme në lidhje me vaksinat dhe efektin e tyre mbi fertilitetin janë cilësuar si problem për Qeverinë britanike që synon vaksinimin e gjithë popullsisë për rikthimin në normalitet.

Ekspertët kanë vlerësuar se vaksina shkakton efekte të përkohshme anësore në sistemin e riprodhimit mes grave.

Për shkak se hezitimi është në krye të agjendës, Qeveria britanike synon që të bëjë fushata të ndryshme për nxitjen e njerëzve që të vaksinohen.