Sistemi i navigimit satelitor të Evropës i njohur si “Galileo” është jashtë përdorimit që nga e premtja, shkaku i një incidenti teknik që ka ndodhur në infrastrukturën tokësore.
Kjo do të thotë se modelet e fundit të telefonave nuk do të marrin informacione të sakta në lidhje me hartat e shteteve evropiane, transmeton KTV. Këto pajisje do të varen vetëm nga të dhënat e sistemit amerikan të navigimit.
Agjencia Evropiane e Navigimit që nga e enjtja, ka paralajmëruar se sinjalet nga sateliti “Galileo” do të jenë shumë të dobëta për përdorim dhe luti përdoruesit që të kërkojnë lidhje me rrjetet ruse e kineze që kanë të dhëna për navigacionin evropian.
“Galileo” është një projekt shumëmiliardësh i Bashkimit Evropian dhe Agjencisë Evropiane të Hapësirës.
Posedon 22 satelitë në orbitën e Tokës dhe pritet të ndërtohen edhe 12 të tjerë, me qëllim që të kontrollojë rrjetin e infrastrukturës komplekse tokësore.
-
Rusia mund të falsifikojë sinjalet GPS thellë brenda Evropës, thotë Lituania
-
Aeroplanit me të cilin po udhëtonte Ursula von der Leyen i humb navigimi, dyshohet për sulm rus
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
- Përbërësi që mungon për sovranitetin teknologjik të Evropës