Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjysmë milioni turq i thanë Erdoganit “Mjaft!”

Deklaratës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, se do të tërhiqet nëse Turqia i thotë “mjaft!” i janë përgjigjur mbi gjysmë milion turq përmes Twitterit, transmeton Koha.net raportimin e medieve të huaja.

Përmes Twitterit ata u përgjigjen në turqishte #tamam, që në përkthimin shqip do të thotë “mjaft”.

“Nëse një ditë kombi ynë do të thotë – mjaft, do të tërhiqem”, kishte deklaruar Erdogani në parlament.

Me shpejtësi rrufeje, menjëherë pas fjalimit, u përhap e u bë temë globale përmes twitterit #tamam.

“Duam demokraci dhe prandaj Erdoganit i themi mjaft. Ju lutemi ikni nga posti, vendit e njerëzve u ke bërë gjera të çmendura. Mjaft”, ka shkruar njëri nga përdoruesit e këtij rrjeti.

“Nuk do të largohesh paqësisht. Do të përgjigjesh për ato që ke bërë. Mjaft!”, ka shkruar një tjetër.

Artikuj të ngjashëm