Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjykata britanike pritet të vendosë nëse do ta ekstradojë Assangen në SHBA

Foto: Reuters

Një gjykatë britanike ka nisur seancat dëgjimore për të vendosur nëse shefi i “WikiLeaks”-it, Jualian Assange, duhet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gati dhjetë vjet pasi që i publikoi dokumente sekrete që nxitën reagimin e administratës amerikane.

48-vjeçari kërkohet nga SHBA-ja për tetë akuza kriminale, përfshirë hakimet ilegale në kompjuterët e Qeverisë dhe thyerjen e rregullave të spiunimit. Dhjetë muaj pasi që u nxor zvarrë nga Ambasada e Ekuadorit në Londër, në të cilën qëndroi për shtatë vjet, Gjykata do të dëgjojë argumente nëse duhet apo nuk duhet të ekstradohet në SHBA, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Avokatët e Assanget, kanë thënë se rasti i tij mund të shpjerë në kriminalizimin e aktiviteteve vendimtare të gazetarëve hulumtues.

Ndërkaq avokatët në SHBA kanë thënë se Assange ka rrezikuar shumë jetë me publikimin e dokumenteve në lidhje me luftën amerikane në Afganistan dhe Irak. E babai i tij, rastin e ka quajtur të motivuar politikisht.