Kompania daneze e anijeve, Maersk, ka njoftuar të premten se ka ndaluar të gjitha udhëtimet përmes Detit të Kuq. Vendimi vjen pas një sërë sulmesh ndaj anijeve në këtë det nga pjesa që kontrollohet nga Houthi i Jemenit, të mbështetur nga Irani, shkruan BBC.
“Sulmet e fundit ndaj anijeve tregtare në zonë janë alarmante dhe përbëjnë kërcënim të rëndësishëm për sigurinë e detarëve”, ka thënë kompania në një deklaratë.
“Pas incidentit dje dhe një sulmi tjetër në një anije kontejneri sot, ne kemi udhëzuar të gjitha anijet Maersk në zonën që do të kalojnë nëpër ngushticën Bab al-Mandab që të ndalojnë udhëtimet e tyre deri në një njoftim të dytë”, sipas njoftimit.
Lëvizja jemenase Houthi njoftoi pak ditë më parë se do të sulmojë të gjitha anijet që shkojnë në Izrael, pavarësisht flamurit të kujt janë dhe paralajmëruan të gjitha kompanitë ndërkombëtare që të mos bëjnë biznes me portet izraelite.
“Nëse Gaza nuk merr ushqimin dhe ilaçet që i nevojiten, të gjitha anijet në Detin e Kuq që udhëtojnë drejt porteve izraelite, pavarësisht nga 'kombësia' e tyre, do të jenë në shënjestër të forcave tona të armatosura”, ka thënë një zëdhënës i grupit më 10 dhjetor.
Dy ditë më parë, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftoi se një cisternë komerciale u godit nga një raketë e lëshuar nga Jemeni, në territorin e kontrolluar nga Houthi.
-
Marina amerikane i shkatërron disa anije të Huthive në Detin e Kuq
-
Gjigandi global i anijeve rifillon operimet në Detin e Kuq
-
Gjiganti i naftës BP ndalon dërgesat në Detin e Kuq pas sulmeve nga rebelët
-
Houthit pushtojnë disa ishuj të tjerë strategjikë në Detin e Kuq
-
Houthi merr kontrollin e ishullit strategjik në Detin e Kuq, rrezikohet një nga rrugët kryesore të tregtisë botërore