Gjermania ka vazhduar ndalesën për eksportimin e armëve Arabisë Saudite edhe për gjashtë muaj, ka bërë të ditur të premten zëdhënësi i Qeverisë gjermane, raporton AlJazeera.
Ndalesa, e vendosur pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, është kritikuar nga shtetet aleate evropiane për shkak se bëhet fjalë për miliona euro porosish armatimi ushtarak të Evropës, përfshirë edhe një kontratë në vlerë prej 13 miliardë funtesh britanike për të shitur aeroplanë bombardues Riadit që kanë pajisje të sistemit britanik të aeroplanëve luftarakë, transmeton “Koha Ditore”.
“Ndalesa do të zgjatet për gjashtë muaj të tjerë deri më 30 shtator”, shkruan një letër të shkruar prej zëdhënësit të Qeverisë gjermane, Steffen Seibert.
“Gjatë kësaj kohe, nuk do të ketë asnjë kërkesë që do të aprovohet”.
-
Australia ndalon shitjen e armëve për Arabinë Saudite, Spanja vazhdon
-
Mali i Zi dhe Kroacia do të ndalojnë eksportin e armëve për sauditët
-
Arabia Saudite kishte kërkuar ekstradimin e të dyshuarit për sulmin në Gjermani
-
Ftesa e princit saudit në funeralin e Mbretëreshës nxit reagime në Britani
-
Kallëzim penal ndaj princit saudit për vrasjen e Khashoggit