Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania thotë se BE duhet ta mbështesë më shumë Ballkanin

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, tha sot se Bashkimi Evropian duhej të punojë më shumë në mënyrë që mbështetja e gjerë e BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet më e dukshme.

Gabriel i bëri komentet në një konferencë për Evropën Juglindore të mbajtur në ambasadën çeke në Berlin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel bëri thirrje për hapa konkrete për të shmangur që vendet e Ballkanit Perëndimor të humbasin interesimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian:

"Nuk duhet të ndodhë që në Serbi, për shembull, një pjesë e madhe e popullsisë sipas sondazheve ende beson se Rusia është mbështetësja më e madhe e vendit", tha ministri i jashtëm gjerman.

Gabriel shtoi se nuk duhet të duket çudi fakti që interesimi në Ballkanin Perëndimor për procesin e anëtarësimit është i kufizuar. Arsyeja, tha ai, është se shumica e njerëzve nuk janë në dijeni të veprimeve të Bashkimit Evropian, transmeton VoA.

"Kur i hedh një vështrim Ballkanit, rajonin tonë fqinj, që është kaq i rëndësishëm për ne, shqetësohem për disa zhvillime atje. Prandaj jam i bindur se të gjithë ne, veçanërisht vendet e rajonit, duhet të punojnë më shumë për një të ardhme paqësore, të begatë dhe evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe Europën në tërësi,” tha ministri i jashtëm gjerman.

Ai bëri thirrje për më shumë mbështetje ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, që ato të mos largohen nga ideja e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.