Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania rrit fondin e programit të kthimit të migrantëve

Fondi i programit qeveritar gjerman për kthimin e migrantëve në vendet e tyre të origjinës duhet të rritet, deklaroi ministri i ri i Zhvillimit, Gerd Mueller.

“Të paktën 500 milionë euro në vit duhet të financohen për programin e kthimit të migrantëve”, deklaroi Mueller, i partisë konservatore të Unionit Kristiansocial (CSU).

“Kjo përbën një kosto më efektive, sesa përkujdesja për migrantët këtu në Gjermani”, shtoi ai.

Programi, i njohur si “Perspektiva në shtëpi” që u prezantua në mars 2017, deri tani ka patur në dispozicion vetëm 150 milionë euro.

Ky program ka për qellim të ndihmojë migrantët për të ringritur jetën e tyre sapo të kthehen në shtëpi nga Gjermania duke ofruar këshilla për ngritjen e një biznesi, për t’u trajnuar ose për të gjetur punë.