Gjermania ka raportuar 561 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të infektuarve në 224.014.
Në të dhënat e Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, është njoftuar se ka vdekur edhe një person si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa shifra totale ka shkuar në 9232, raporton agjencia Reuters.
Rusia ndërkohë ka regjistruar 4892 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa shifra totale ka shkuar në 927.745. Po ashtu sipas autoriteteve ruse kanë vdekur 55 persona në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, duke çuar shifrën totale të vdekurve në 15.740.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania regjistron 180 të vdekur nga COVID-19
-
Gjermania regjistron 255 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit
-
Mbi 400 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Gjermani
-
Mbi 600 të vdekur nga COVID-19 në Gjermani në 24 orët e fundit
-
Në Gjermani 399 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, mbi 11 mijë raste të reja