Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania ofron mbështetje për forcat kurde në Irak

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen gjatë një vizite në Erbil premtoi sot se do të vazhdonte të mbështeste forcat kurde, peshmerga në veri të Irakut, të angazhuara në luftën kundër Shtetit Islamik.

Duke folur në kampin “Baherka”, 25 kilometra në veri të kryeqytetit rajonal të Erbilit, ku peshmergat (milicitë kurde) kanë ngritur qendrën e tyre logjistike, ministrja Von der Leyen tha se “mbështetja tani do të zvogëlohet dhe do të përqëndrohet në logjistikë, në masat kundër minave dhe shërbimet mjekësore”, shkruan atsh.

“Gjermania në të kaluarën ka siguruar për forcat kurde armë dhe stërvitje, por përpjekjet gjermane po shkojnë drejt fazës së dytë”, deklaroi ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen./KosovaPress/

Artikuj të ngjashëm