Gjermania do ta nisë të shtunën heqjen graduale të kontrolleve kufitare, të vëna për parandalimin e përhapjes të koronavirusit, me qëllimin që udhëtimi i lirë në Evropë të jetë i mundshëm prej 15 qershorit, ka thënë të mërkuren ministri i Brendshëm i këtij shteti, Horst Seehofer.
Seehofer ka thënë se kontrollet kufitare, të vëna në marrëveshje me Francën, Zvicrën dhe Austrinë, që synohej të përfundonin më 15 maj, do të vazhdonin deri më 16 qershor, ndonëse shumë pikëkalime do të rihapeshin, raporton Reuters, transmeton KOHA.
“Qëllimi është që prej mesit të qershorit të jemi udhëtim të lirë në Evropë”, ka thënë ai, duke shtuar se kontrollet do të riktheheshin, nëse gjendja pandemike përkeqësohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania mban “mbyllur” kufijtë për shtetet joevropiane deri më 31 gusht
-
Gjermania do të heq kufizimet në udhëtim për shumë vende të Evropës nga 15 qershori
-
Gjermania do t’i hap kufijtë për shtetet e BE-së nga 15 qershori, për tjerat vendos më vonë
-
Evropa nis hapjen e kufijve për të ringjallur turizmin
-
Gjermania shtyn kontrollet kufitare deri më 15 maj