Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania forcon kontrollin kufitar në prag të samitit të G7-s

Gjermania do të vendosë përkohësisht disa kontrolle kufitare në kohën kur vendi po bëhet gati të zhvillojë samitin e G7-s nga fundi i muajit qershor, në Alpet bavareze.

Samiti i vendeve të pasura me liderët e Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara, Francës, Japonisë dhe vendeve të tjera industriale më të larta do të zhvillohet nga 26-28 qershor në Elmau, dhe Gjermania ka urdhëruar rritjen e sigurisë në kufirin e saj nga 13 qershori deri më 3 korrik, bëri të ditur ministria e Brendshme e vendit në një deklaratë të shtunën.

“Kontrollet synojnë të parandalojnë autorët e mundshëm të dhunës që të hyjnë në territorin gjerman. Udhëtarët duhet të presin që t'i nënshtrohen kontrolleve gjatë kësaj periudhe”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Brendshme nuk elaboroi më tej se çfarë lloj kërcënimesh të dhunshme mund të priste, por disa protesta kundër samitit janë planifikuar në qytetin e afërt të Garmisch-Partenkirchen dhe në kryeqytetin e Bavarisë, Mynih, gjatë takimit të liderëve.

Kontrollet e përkohshme kufitare do të jenë "fleksibile për sa i përket vendndodhjes dhe kohës" dhe do të kryhen "në kufijtë e brendshëm tokësorë, ajrorë dhe detarë gjermanë" që zakonisht bien nën traktatin e Shengenit të Bashkimit Evropian që lejon udhëtimin falas.

Artikuj të ngjashëm