Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania “do të mbyllë disa pika kufitare”

Foto: Reuters

Nga e hëna, Gjermania do të mbyllë kufijtë tokësorë me Austrinë, Francën dhe Zvicrën, me qëllim që të parandalojë përhapjen e koronavirusit, kanë raportuar të dielen mediat lokale.

Vendimi pritet të publikohet edhe nga Qeveria e kancelares Angela Merkel, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Shtetet tjera të BE-së po ashtu janë duke ndërmarrë veprime dramatike, teksa Austria do të ndalojë tubimin e më shumë se pesë personave nga e hëna.

 

Artikuj të ngjashëm