Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania anulon porosinë $2.5 miliardë për dronët amerikanë Triton

Qeveria gjermane ka anuluar planet e kontratës 2.5 miliardë dollarëshe të blerjes së dronëve të rëndë amerikanë të survejimit MQ-4C Triton, duke zgjedhur në vend të tyre avionët me pilotë Bombardier Global 6000, të cilët gjithashtu mund të kryejnë misione survejimi.

Zhvillimi ndoshta është ndikuar nga rrëzimi i pranë Iranit në qershor 2019, një droni Global Hawk, i ngjashëm me Triton, dhe shqetësimeve se ata mund të mos plotësojnë standardet e sigurisë për të fluturuar në hapësirën ajrore evropaine.

Gjermania ka përmendur më parë si argument se dronët Triton drones ishin bërë “shumë më të shtrenjtë” nga sa vlerësohen zakonisht, me një çmim prej $180 milionë secili, pra thuajse dy herë më shumës e avionët gjuajtës të gjeneratës së fundit F-35A. Gjermania është gjithashtu pjesë e zhvillimit të gjuajtësve të rinj evropianë në programin Eurohawk.

{gallery}