Përpjekja e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n nuk do të kërkojë shtimin e më shumë forcave amerikane tokësore në asnjë prej shteteve, raportoi AP të premten.
Gjenerali i ushtrisë, Christopher Cavoli, theksoi se stërvitjet ushtarake dhe rotacionet e trupave amerikane me gjasë do të rriten dhe fokusi i shtuar i ushtrisë do të vazhdojë të jetë në lindje të Evropës.
“Qendra e fokusit të forcave të NATO-s është zhvendosur në lindje”, tha Cavoli gjatë dëgjimit në Komitetin e Senatit për Shërbimin Ushtarak lidhur me nominimin e tij që ta marrë Komandën Evropiane.
“Varësisht nga rezultati i konfliktit, ndoshta do të na duhet ta vazhdojmë këtë për një kohë”.
Cavoli është pyetur për prezencën e trupave amerikane në Evropë që është rritur nga më pak se 80,000 në rreth 102,000 që nga pushtimi rus.
Ai tha se shtimi i trupave nuk ka lidhje me lëvizjen e fundit nga Finlanda dhe Suedia drejt NATO-s.
-
Zyrtari më i lartë i NATO-s nuk pret tërheqje shtesë të trupave amerikane nga Evropa
- Nuk është më i pamundur fundi i NATO-s
-
Selia e re e NATO-s vetëm dy orë larg Rusisë, çfarë fshihet pas lëvizjes së papritur të aleancës?
-
Gjenerali i lartë i NATO-s vlerëson “strategjinë e shkëlqyeshme” të Ukrainës në luftë
-
NATO shton trupat dhe artilerinë e rëndë në Kosovë dhe Bosnje