Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

​Gjendet nën rrënojat e hotelit një javë pas tërmetit

Një ekip i shpëtimtarëve francezë njoftoi sot se sensorë të teknologjisë së lartë, zbuluan një person nën rrënojat e një hoteli në ishullin indonezian Sulawesi në Indonezi, gati një javë pasi tërmeti shkatërrues dhe cunami goditen këtë vend, transmeton kp.

Filip Beson, anëtar i ekipit francez, tha se ky person ishte zbuluar nën rrënojat e një hoteli me katër yje në Palo, por nuk mundi të konfirmonte nëse ai ishte në një gjendje të vetëdijshme.