Trupi i gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi u gjet në një pus në territorin e rezidencës së Konsullatës së Përgjithshëm të Arabisë Saudite në Stamboll.
Kjo është bërë e ditur nga udhëheqësi i partisë turke Vatan, Dogu Perincek.
"Mësova nga burime të besueshme në shërbimet e sigurimit të Stambollit se trupi i Khashoggi u gjet në një pus të vendosur në kopsht në territorin e rezidencës së Konsullit të Përgjithshëm të Arabisë Saudite", tha ai.
Burimi i gazetës Hurriyet në policinë turke ka treguar detajet e hetimit.
"Kur Khashoggi hyri në konsullatë, ai mbante këpucë, jo atlete. Dallimi i parë i vërejtur nga ekipi i policisë që shqyrtoi kamerat e vëzhgimit ishin këpucët", tha burimi.
Gazetari saudit dhe korrespondenti i Washington Post, Jamal Khashoggi, u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
Edhe
Dyshohet se gazetari saudit u vra në konsullatën arabe në Stamboll
Pas disa ditësh mohimi, Arabia Saudite e ka pranuar se Khashoggi është vrarë në konsullatën e saj në Stamboll.
Khashoggi u zhduk më 2 tetor kur u pa për herë të fundit të hyjë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
-
Policia turke beson se trupi i Khashoggit është djegur
-
Arabia Saudite e pranon: Trupi i Khashoggit u copëtua, do të kërkohet dënim me vdekje për të akuzuarit
-
Besohet se trupi i Khashoggit pas gjymtimit është “tretur në acid”
-
Departamenti i Shtetit kërkon që trupi i Khashoggit t’i kthehet familjarëve