Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjendet e vdekur një grua në rrugët e Britanisë, thuhet se ishte shtatzënë

Trupi i një 22-vjeçareje, shtatzënë me dy fëmijë, është gjetur pa shenja jete në rrugën Misuri. Ajo është gjetur e vdekur disa ditë pas festës së Falënderimeve derisa policia po e cilëson si vdekje të dyshimtë.

Anëtarët e familjes fillimisht raportuan që ajo ishte zhdukur të enjten dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi, shkruan dailymail.

Kilian ishte nënë e një vajze shtatëvjeçare, një djali pesë muajsh dhe raportohet se ishte në pritje të fëmijës së tretë. Ajo kishte dalë nga shtëpia në mes të natës rrugës kah një stacion karburanti.

Autoritetet policore kanë gjetur trupin e pajetë në vend të ngjarjes ndërsa anëtarët e familjes kanë thënë se Kilian ishte një nënë e dashur dhe artiste.