Pesë fetus janë gjetur në një shtëpi në Washington që raportohet se i takon aktivistes anti-abort, Lauren Handy, ka bërë të ditur të enjten Policia amerikane.
Handy 28 vjeç, është udhëheqëse e Grupit Anti-Abort dhe e përshkruan vetën si “anarkiste katolike”, raporton BBC.
Policia ka njoftuar se po hetonte një "material të mundshëm të rrezikshëm biologjik" kur u gjetën fetuset.
Handy ishte paditur të mërkurën për hyrjes me dhunë në një klinikë aborti në vitin 2020.
Policia e Washingtonit ka deklaruar se nuk kanë mundur të konfirmojnë nëse shtëpia ku janë gjetur fetuset është në të vërtetë e Handyt. Megjithatë, zyrtarë ligjorë i kanë thënë Washington Postit se shtëpia ishte vendi ku është arrestuar Handy dhe ku ka qëndruar ajo.
Edhe
Provat që ndryshuan historinë për vdekjen e një shtatzëne në SHBA
Handy kohët e fundit pretendoi se kishte "fituar akses" në një bankë të indeve dhe fetuseve në Universitetin e Uashingtonit në Seattle, por universiteti ka thënë se asgjë nuk ishte marrë.
Sipas një aktakuze të veçantë federale të lëshuar të enjten, Handy la një termin në një klinikë aborti, për 22 tetor 2020 me emrin Hazel Jenkins, duke thënë se ajo donte një abort.
Por me shkuarjen e saj atjje, një grup “ka hyrë me forcë në klinikë”, thuhet në aktakuzë, duke lënduar një punonjëse të klinikës.
Sipas asaj aktakuze, Handy dhe tetë anëtarë të tjerë të grupit akuzohen për komplot për të lënduar, shtypur, kërcënuar dhe frikësuar pacientët dhe punonjësit, duke shkelur të drejtat e tyre federale për të kërkuar dhe ofruar shërbime të shëndetit riprodhues.
Edhe
Iu vendos embrioni i gabuar përmes IVF-së, gruaja nga SHBA-ja ngre padi
Ata akuzohen gjithashtu për shkelje të Ligjit për Lirinë e Qasjes në Hyrjet në Klinika (FACE), me përdorimin e forcës për të ndërhyrë në shërbimet e klinikës.
Nëse shpallen fajtorë, secili mund të përballet me 11 vjet burg dhe një gjobë deri në 350,000 dollarë.