Karakas, 5 maj – Demonstruesit pro dhe antiqeveritarë në Venezuelë, janë përleshur të enjten në mbrëmje, me çka kanë vazhduar protestat e dhunshme të cilat kanë kapluar vendin.
Venezuela është kapluar nga një krizë shoqërore, ekonomike dhe politike, ndërsa vala e re e protestave rifilloi më 4 prill atëherë kurë Gjykata Supreme mori autorizimet nga Asambleja Popullore e cila kontrollohej nga opozita. Edhe pse më vonë gjykata pezulloi vendimin, protestat nuk ndaluan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQindra policë dhe pjesëtarë të Gardës Kombëtare bllokuan mbrëmë tentativën për një marsh studentor, duke rrethuar universitetin qendror të Venezuelës, prej ku ishte nisja e marshit studentor drejt Ministrisë së Brendshme.
Demonstruesit negociuan për më shumë se një orë daljen e tyre nga kampusi, ku më pas forcat e rendit hodhën gaz lotsjellës si dhe kanë shtënë me plumba gome.
Partitë opozitare kanë dënuar dhunën e ushtruar nga policia, ndërsa liderët studentorë thonë se në bazë të kumtesës së fundit të publikuar të hënën, kanë vdekur edhe gjashtë persona, ku numri i përgjithshëm i personave të vdekur gjatë trazirave është rritur në 37.
Protestat u intensifikuan në fillim të javës si pasojë e një vendimi të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro për rishkrimin e kushtetutës.
Teksa protestat kundër Maduros hyjnë në muajin e dytë, mes protestuesve dhe policisë ndodhin përleshje.
Kryeprokurorja e Venezuelës, Luisa Ortega Diaz, ka deklaruar se gjatë protestave të 25 prillit numri i personave që kanë humbur jetën gjatë protestave antiqeveritare ishte 26, mbi 400 ishin plagosur, kurse 1.700 perona janë arrestuar.