Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjashtë të vdekur, pasi dy tërmete goditën Afganistanin

Tërmet

Dy tërmete tronditën Afganistanin të martën, duke lënë të vrarë gjashtë persona në verilindje të vendit, njoftuan zyrtarët.

Tërmeti herët në mëngjes në provincën verilindore në Kunar la të lënduar gjithashtu nëntë persona, sipas Mohammad Nassim Haqqani, zëdhënës në Qeverinë e Afganistanit, shkruan Reuters.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara regjistroi një tërmet me magnitudë 4.3 në këtë zonë.

Gjithashtu të martën në mëngjes, Agjencia Evropiane e Monitorimit Sizmik regjistroi një tjetër tërmet me magnitudë 4.8 ballë në veri. Haqqani tha se nuk ka ende informacione për viktima apo dëme në veri të Badakhshanit, zonë që ka të ngjarë të jetë prekur nga tërmeti i dytë.