Numri i të vdekurve nga orteku i së dielës në Alpet franceze u rrit në gjashtë, përfshirë dy udhërrëfyes malorë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se në rajonin Haute-Savoie është gjetur edhe trupi i një personi të gjashtë pasi kërkimet kishin rifilluar të hënën në mëngjes. Një person u dërgua në spital me lëndime të lehta. Tetë persona të tjerë u gjetën pa lëndime.
Nuk janë dhënë detaje për identitetin e viktimave. Stacioni lokal i radios e vuri në dukje madhësinë e ortekut në 1000 metra të gjatë dhe 100 metra të gjerë.
Artikuj të ngjashëm