Në Maqedoni të Veriut gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 37 të infektuar të rinj me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 484 teste dhe 37 kanë dalë pozitive. Po ashtu ka njoftuar se janë rikuperuar 251 pacientë në 24 orët e fundit.
Numri total i të infektuarve në Maqedoni të Veriut ka arritur në 15.127. Me fatalitet kanë përfunduar 623 prej tyre, ndërsa 12.486 janë shëruar. Janë 2018 raste aktive.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit
-
6 të vdekur e 190 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit
-
Sot, 6 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
-
Shtatë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
-
Shtatë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut