Koorporata ruse e energjisë Gazprom, i ka quajtur të rreme akuzat se kompania dyshohet që po bën furnizim të ulët me karburant në Evropë, për të manipuluar çmimet.
Përfaqësuesi i Gazprom, Sergej Kuprijanov, tha të dielën se korporata energjetike po i përmbushë të gjitha detyrimet e saj, madje ka rritur vëllimet në krahasim me vitin e kaluar.
“Të gjitha akuzat kundër Gazpromit të Rusisë, se ne po furnizojmë pak gaz në tregun evropian, janë absolutisht të pabaza, të papranueshme dhe të pavërteta, ose më thjeshtë, janë gënjeshtra”, tha Kuprijanov, raporton Euronews.
Akuzat raportohet të kenë ardhur në fillim të kësaj jave, pasi kompania ruse ndaloi të rezervonte objektet e transportit në tubacionin Yamal-Europe, i cili kalon përmes Bjellorusisë.
Kjo çoi në një ndryshim të rrjedhës së gazit, me operatorin e rrjetit gjerman Gascade që raportoi se karburanti po dërgohej përsëri në Poloni për gjashtë ditë me radhë.
Edhe pse u raportua se kjo lidhet me rritjen e vazhdueshme të tensioneve midis Moskës dhe Perëndimit, zyrtarët rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, kanë hedhur poshtë se ky ishte shkaku.
Ndërkaq, në Ukrainë, kreu i operatorit shtetëror të transmetimit të gazit tha se Gazpromi i Rusisë kishte reduktuar transitin ditor të gazit nëpër territorin ukrainas në 87.7 milionë metra kub, nga 109.
“Reduktimi i furnizimit me gaz në BE në një kohë kur çmimet arritën (1,77 € për metër kub) sugjeron se këto nuk janë vendime ekonomike, por thjesht politike, që synojnë rritjen e presionit ndaj BE-së për të nisur ‘Nord Stream 2’ me kushte të Federatës Ruse”, ka shkruar në Facebook, Sergiy Makogon, drejtor ekzekutiv i Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Gazit të Ukrainës.
Makogon tha se Evropa kishte vendosur një rekord për nxjerrjen e gazit nga magazinimi për shkak të mungesës së furnizimit.