Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gazetarja gjermane Mesale Tolu lirohet nga burgu, por ndalet në Turqi

Një gjykatë në Stamboll ka urdhëruar lirimin e gazetares gjermane. Autoritetet turke e arrestuan Messale Tolun në prill nën akuzën për “propagandë terroriste”.

Një gjykatë në Stamboll urdhëroi lirimin e gazetares gjermane dhe të përkthyeses Mesale Tolu në procesin gjyqësor në Stamboll, bën të ditur DW. Heike Hänsel, një vëzhguese e partisë E Majta që e ndoqi si vëzhguese procesin, bëri të ditur në twitter se gjykata urdhëroi lirimin e Tolus me kusht që ajo të mos largohet nga vendi dhe të regjistrohet me detyrim.

Tolun e patën arrestuar në prill nën akuzën se kishte prodhuar “propagandë terroriste” si bashkëpunëtore e një një agjencie të majtë lajmesh. Grupe të të drejtave të njeriut thonë se kjo është një goditje e fjalës së lirë.

Tolun e kanë akuzuar edhe si anëtare të një “organizate terroriste”, të Partisë së Komunitetit Marksiste-Leniniste. E akuzuara i pati hedhur poshtë të gjitha këto akuza.

Lajmin për lirimin me kusht të Mesale Tolus, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Gjermane, Maria Adebahr e quajti një “gjë të madhe”. Qeveria gjermane pati kërkuar lirimin pa kushte. Zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert tha se lirimi me kusht “në asnjë mënyrë nuk do të thotë fund i rastit të Mesale Tolu-s”.

Edhe Gazetarja gjermane mund të dënohet me mbi 15 vjet burgim në Turqi Botë Gazetarja gjermane mund të dënohet me mbi 15 vjet burgim në Turqi

Pesë të arrestuar të tjerë të përfshirë në këtë rast gjithashtu u liruan krahas gazetares 33 vjeçare.

Deputeti gjerman, Cem Özdemir i Të Gjelbërve e përshëndeti vendimin, por paralajmëroi se ai sinjalizon që pak gjëra do të ndryshojnë në Turqi. Özdemiri i bëri thirrje Ankarasë që të lirojë “të gjithë të burgosurit politikë dhe shtetasit gjermanë.”

Image