Gana i ka konfirmuar dy rastet e para të virusit vdekjeprurës Marburg, sëmundje infektive në të njëjtën familje me virusin që shkakton Ebolan, raportoi BBC-ja të hënën.
Mostrat dolën pozitive në fillim të korrikut, derisa së fundmi u verifikuan nga një laborator në Senegal.
Zyrtarët shëndetësorë në Afrikën Perëndimore deklaruan se 98 persona aktualisht janë në karantinë si raste të dyshuara kontakti.
Nuk ekziston ende asnjë trajtim për Marburgun, por mjekët thonë se konsumimi i shumtë ujit dhe trajtimi i simptomave specifike përmirëson shanset e pacientit për të mbijetuar.
Virusi transmetohet te njerëzit nga lakuriqët e natës të frutave dhe përhapet mes njerëzve nëpërmjet transmetimit të lëngjeve trupore.
Rastet e sëmundjes janë jashtëzakonisht të rralla dhe epidemia e fundit e madhe ishte në Angola në vitin 2005. Kjo sëmundje shkakton ethe dhe gjakderdhje.
-
Identifikohen mbi 150 kontakte të rastit me virusin Marburg në Afrikën Perëndimore
-
Franca konfirmon rastin e parë me Ebola
-
Lajm i mirë për Hamburgun, s’ka shenja të virusit Marburg
-
Frikë se në Hamburg mund të jetë shfaqur virusi Marburg
-
Dërgohet në Gjermani për mjekim doktori amerikan i prekur me Ebolë