Funta britanike ka rënë në nivel jashtëzakonisht të ulët të hënën, shkroi Reuters.
Ajo dyshohet se ka shënuar rënie, pasi nuk ka më besim në planin e Britanisë për të marrë hua në mënyrë që të dalë nga telashet, pasi investitorët për shkak të frikës kanë kaluar te dollari amerikan.
Shqetësimi më i madh është se normat e larta të interesit kanë goditur monedhat dhe aksionet në Azi.
Funta ka rënë gati 5 për qind, edhe më poshtë se niveli në të cilin ishte gjatë vitit 1985.
Siç raportohet, funta britanike ka rënë për 11 për qind këtë tremujor.
Përveç saj, edhe euro ka shënuar lëvizjen më të madhe brenda dy dekadash, duke rënë më poshtë se dollari për shkak të rrezikut që ka sjell lufta në Ukrainë.
Artikuj të ngjashëm