Botë

“Funksionimi i propagandës”

Mediat konservative ndihmuan që këto rrena të merrnin dhen. Kobach ishte autor i një opinioni më 2016 në “Breitbart News”, ku pretendohej se kishte “prova” se votuesit e shteteve kishin ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në New Hampshire. Tymnaja e tij po bazohej në të dhënat shtetërore që tregonin se disa votues ishin regjistruar në ditën e zgjedhjeve. Adamsi i citonte të dhënat në opinionin e tij.

Por gjatë asaj kohe, New Hampshire nuk u kërkonte votuesve të kishin patentën e shoferit për të votuar. Zyrtari më i lartë shtetëror i zgjedhjeve menjëherë ia rrëzoi pretendimin Kobachut. Për më tepër, republikanët e këtij shteti amerikan miratuan një ligj që ashpërsonte kërkesat për banim të lidhura me votimin, shkruan The Guardian.

“Është e njëjta gjë që përsëritet e përsëritet – theksojeni, theksojeni, theksojeni – dhe shtyjeni përpara”, thekson Lorraine Minnite, profesoreshë në Universitetin Rytgers, Canden, e cila ka studiuar akuzat për manipulim të votave. “Funksionon bash si propagandë”.

(Kobachu nuk u është përgjigjur shumë kërkesave të shkruara për këtë shkrim).

Hartimi i ligjeve

Dhe të armatosur me këto të dhëna dashakeqe, këta burra ndikuan dhe formësuan ligjet që e vështirësonin procesin e votimit.

Gjatë kohës sa ishte pjesë e Departamentit të Drejtësisë, Von Spakowsky, “po kërkonte staf me qëllim që të mund të shtynte përpara votimin me letërnjoftim”, ka thënë Joe Rich. Ish-drejtues i seksionit të votimit të Departamentit të Drejtësisë, i cili kishte ndarë mendjen që të përplasej me Spakowskyn lidhur me këtë çështje.

Më 2005, Georgia dorëzoi një ligj të ri për identitetin e votuesve të rinj për aprovim në Departamentin e Drejtësisë. Njëherësh, Von Spakowsky në mënyrë anonime publikoi një shkrim për rishikim të ligjit, duke bërë thirrje për ligje që kërkonin dokumentet personale, për të cilën gjë punëtorët e karrierës besojnë se e shtyu Spakowskyn ta shfajësonte veten nga rasti.

Në vend të kësaj, ai i shkroi privatisht letër elektronike një përfaqësuesi të zyrës ligjore të Departamentit të Drejtësisë që po merrej me rishikimin e ligjit, duke i dërguar “argumente dhe analiza”, dhe këshilla për të kërkuar më shumë dokumente të mbrojtura. Përfaqësuesit ligjorë rekomanduan që të mos aprovohej kjo masë, duke theksuar se do të cenonte qasjen në votim për afro-amerikanët, por ishte mbivotuar nga eprorët në Departamentin e Drejtësisë, me ndihmën e reagimit të Spakowskyt, ka raportuar “Nation”.