Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fundi i epokës së kryengritjeve islamike

Gjatë javës së kaluar u shënua njëzetvjetori i Intifadës së Dytë. Vitet pasuese u përshkuan me bombardime kafenesh e autobusësh të kryera nga organizatat që fshiheshin prapa banerëve të islamit politik kryengritës, veçmas nga “Hamasi” dhe “Xhihadi Islamik Palestinez” (PIJ). Taktikat e tyre përfshinin sulmet me kamikazë dhe sulme me caqe civilët. Këto ishin metoda të huazuara nga islamikët të brezit të kaluar, xhihadistët shiitë dhe grupi libanez “Hezbollah”.

Historia e njëzet vjetëve të fundit shënon ngritjen e idesë politike revolucionare - por edhe rënien e papritur. Për një periudhë të caktuar kohore, islamizmi ishte ideologjia më vitale politike në Lindje të Mesme, duke marrë energjinë e investuar dikur në nacionalizmin panarab në epokën e mëhershme. Eklipsi i vazhdueshëm i islamizmit nuk është më i errët se rënia e ideologjisë së tij pararendëse.

Islami politik kryengritës

Intifada e Dytë ishte shpërthimi i parë i islamit politik në formën e tij kryengritëse kundër një demokracie perëndimore (islamizmi sunit tashmë ishte ngritur dhe ishte mposhtur nga regjimet siriane dhe algjeriane në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë). Një vit më vonë, Izraeli do të kthehej në qendër të sulmeve me bomba të kamikazëve, “Al-Qaeda” shkatërroi kullat binjake në qytetin njujorkez. Ai sulm, bashkë me ato në Madrid, Londër e Paris, shënuan fillimin e fokusit botëror në çështjen e islamit politik kryengritës.

Nga viti 2010 deri më 2014, mobilizimi dhe kryengritja popullore islamike arritën formën masive në zemër të botës islamike arabe. Kjo ishte e qartë në marrjen e shpejtë të kontrollit të Sirisë nga milicitë shiite islamike, me triumfin e “Vëllazërisë Myslimane” në Egjipt dhe me formën e pastërtisë së vetëshpallur të kalifatit islamik të “Shtetit Islamik”. Kjo shënoi pikën më të lartë të islamizmit kryengritës të botës arabe – dhe njëherësh rënien e tij. Sundimi i shumëpritur i “Vëllazërisë Myslimane” doli se ishte një periudhë tejet e shkurtër kohore. Aleatët e fuqishëm të presidentit sirian, Bashar al-Assad, Irani dhe Rusia, ndalën revoltën e madhe të udhëhequr nga islamikët në Siri. “Shteti Islamik” provokoi reagim masiv kundër tij dhe nisi rënien e ideologjisë islamike.

Edhe Opinion 4 muaj më parë Lufta në Lindje të Mesme, dezinformimi dhe polarizimi shoqëror

Mbisundimi i kaosit

Shikoni përreth botës arabishtfolëse sot. Ku gjeni sot një revoltë të nxitur nga poshtë-lart – një revoltë a xhihadit popullor – të ngjashëm me atë të “Hamasit” ose të PIJ-it gjatë kohës së Intifadës së Dytë dhe pastaj shikoni se ku kanë përfunduar kryengritjet e nxitura në Siri e Irak, por edhe ajo kundër liderit të ndjerë libian, Muammar Gaddafi? Ku çuan? Askund.