Më 16 dhjetor të vitit 1811 fshati i Madridit të Ri, në Missouri, u trondit nga një prej tërmeteve më të fuqishme që kishin njohur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kërkime nga sizmologë të shekullit të 20 zbuluan se tërmeti i Madridit të Ri ishte 8 ballë sipas shkallës Rihter.
Fshati u shkatërrua nga tërmeti, i cili gjithashtu shkaktoi një devijim të përkohshëm të rrjedhjes së lumit Misisipi, transmeton kp.
Tronditjet u ndjenë që nga pjesa lindore e Kanadasë deri në gjirin e Meksikës në jug.
Fatmirësisht vetëm dy persona humbën jetën, dhe kjo ndoshta për arsyen se dëmet më të mëdha ndodhën në zona shumë pak të populluara.