Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në samitin e Brics në Afrikën e Jugut në gusht “me marrëveshje reciproke”. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, do ta zërë vendin e tij, shkruan The Guardian.
“Me marrëveshje të përbashkët, presidenti Vladimir Putin i Federatës Ruse nuk do të marrë pjesë në samit, por Federata Ruse do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov”, thuhet në njoftimin e presidencës afrikane.
Të martën, presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, kishte kërkuar leje nga GJNP-ja për të mos arrestuar Putinin, sepse një gjë e tillë do të përbënte “shpallje lufte”, sipas një parashtrese të gjykatës lokale.
Të mërkurën, Rusia ka thënë se nuk i kishte thënë Afrikës së Jugut se arrestimi i Putinit me urdhër nga GJNP-ja do të nënkuptonte “luftë”.
Afrika e Jugut do të presë samitin e vendeve të Brics - Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut - muajin e ardhshëm. Por GJPN-ja ka një urdhër arresti për Putinin, duke e akuzuar atë për krime lufte të deportimit të fëmijëve ukrainas në Rusi.
Afrika e Jugut, si një anëtare e GJNP-së, është e detyruar ta arrestojë Putinin nëse merr pjesë personalisht në samit.