Gati, 250,000 vezë të kontaminuara me insekticidin, fipronil, kanë arritur në dyqanet e Francës dhe shumica prej tyre tani edhe janë konsumuar, ka thënë Ministria e Fermave në Francë, duke shtuar se kanë vërejtur rrezik minimal nga ky incident.
“Nivelet e tashme të kontaminimit nuk përbëjnë ndonjë rrezik për konsumatorët, ka thënë kjo ministri, duke cituar një hetim nga Agjencia franceze per Shëndet dhe Siguri, e cila ka vërejtur “shumë pak” rrezik.
“Mirëpo derisa është evituar rreziku për konsumin njerëzor, hetimet tashmë kanë nisur për fermat e pulave dhe vendet ku prodhohen vezët, është thënë tutje nga kjo ministri.
Miliona vezë të pulave janë larguar nga tregjet evropiane, për shkak të prezencës së insekticidit fipronil, i cila është zbuluar nga shumë vende në Evropë.
Ky insekticid, i cili përdoret për trajtimin e kafshëve shtëpiake nga insektet, është i ndaluar në zinxhirin ushqimor dhe deri më tash policia holandeze ka arrestuar dy persona, gjatë hetimit për të kuptuar se prej nga rrjedh ky kontaminim.
Edhe
Austria identifikon kontaminimin e disa vezëve
Autoritetet franceze kanë identifikuar më parë pesë fabrika të procesimit të ushqimit të cilat kanë pranuar vezë të kontaminuara nga Belgjika dhe Holanda.
Komisioneri evropian, i ngarkuar për sigurinë e ushqimit, ka thënë sot se ka thirrur një takim të ministrave, dhe vëzhguesve kombëtarë, për të diskutuar rreth kësaj çështje.