Qeveria e Francës ka bërë të ditur të premten se ka riatdhesuar pesë fëmijë jetimë të xhihadistëve francezë nga kampet e Sirisë verilindore, ku ofensivës së përgjakshme pesëvjeçare ndaj “Shtetit islamik” po i vjen fund.
Fëmijët, deri në pesë vjeç më i madhi, janë sjellë në Francë me një fluturake ushtarake dhe tani janë nën kujdes mjekësor, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme Franceze, raporton “Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. “Vendimi është marrë meqë këta fëmijëve janë shumë të vegjël dhe janë në një situatë jashtëzakonisht të cenueshme”, thuhet në njoftimin e diplomacisë franceze, duke shtuar se qeveria ishte në kontakt me të afërmit e tyre.
Qeveria ka falënderuar Forcat Demokratike Siriane (SDF), forca militante kurde të përfshira në luftën kundër ISIS-it, me mbështetjen e koalicionit të prirë nga SHBA-ja, “për bashkëpunimin që ka mundësuar këtë rezultat”.
Nënat e fëmijëve të riatdhesuar janë të vdekura teksa baballarët ose kanë vdekur ose janë të zhdukur, ka bërë të ditur një burim diplomatik, duke shtuar se edhe nëse nënat e tyre do të ishin gjallë, nuk do të lejoheshin në territorin e Francës. Franca ka nxjerrë vendime që specifikojnë se të gjithë shtetasit francezë që angazhohen në luftën e ISIS-in, do të përballen me drejtësinë lokale.
-
Franca kthen në shtëpi 10 fëmijë të luftëtarëve të ISIS-it nga Siria
-
SHBA-ja riatdheson 11 amerikanë dhe 6 fëmijë kanadezë nga Siria
-
Riatdhesohen nga Siria dhjetëra shtetas të Kosovës e Shqipërisë
-
Kthimi i shtetasve kosovarë nga Siria u bë me ndihmën e SHBA-së, 4 prej tyre fëmijë
-
Familjet e ISIS-it: Dilema e madhe e Evropës