Franca i ka regjistruar 854 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, shifra më e lartë që nga 15 prilli, ndërsa numri i të hospitalizuarve është rritur për 1000 për herë të pestë në nëntë ditët e fundit, raporton agjencia Reuters.
Numri i të infektuarve në Francë është rritur për 36.330, që është më e ulët sesa shifra e të hënës prej 52.518.
Numri total i të infektuarve në Francë ka arritur në 1.502.763, ndërsa i të vdekurve në 38.289.
Italia ndërkohë ka regjistruar 353 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, shifra më e lartë që nga 6 maji. Numri i të infektuarve është rritur për 28.244.
Artikuj të ngjashëm
-
Franca regjistron mbi 360 mijë raste të reja me COVID-19
-
42.619 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Francë
-
141 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Francë, mbi 16.600 raste
-
Franca i regjistron 151 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
-
171 të vdekur në Francë nga COVID-19 në 24 orët e fundit