Presidenti francez Emmanuel Macron po përballet me një revoltë të qytetarëve, të cilët kërkojnë që bashkëshortja e tij Brigitte Macron të mos jetë Zonjë e Parë me pozita më të fuqishme.
Gjatë fushatës, Macron njoftoi synimin e tij për të krijuar një pozitë më të fuqishme për Zonjën e Parë, duke theksuar se pozita aktuale është thjesht një lloj hipokrizie.
Me lëvizjen e tij Macron kërkon që Zonja e Parë të ketë një zyrë, staf dhe para nga fondet publike. Mirëpo, peticioni, i cili nisi dy javë më parë kërkon që asnjë fond publik të mos alokohet për Zonjën e Parë të Francës.
Deri më tani peticioni është nënshkruar nga më shumë se 180 mijë persona. Rebelimi vjen në një kohë kur edhe popullariteti i Macron po bie ndjeshëm. Sondazhet e fundit tregojnë se popullariteti i tij ra me 7 për qind dhe vetëm 36 për qind e francezëve u shprehën se ishin të kënaqur me liderin e tyre të ri.
-
Macroni i bën thirrje Evropës që të sillet si fuqi globale
-
Shpallen fajtorë 10 persona për ngacmim online ndaj Zonjës së Parë franceze, Brigitte Macron
-
Dhjetë persona do të dalin para gjyqit për thashethemet se Brigitte Macron është burrë
-
Macroni nën presion për dorëheqje ose zgjedhje të reja
-
Macronët do të paraqesin prova para gjykatës së SHBA-së se Brigitte është grua