Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca e zgjeron fushatën e vaksinimit edhe te personat mbi 70 vjet

Franca ka rritur intensitetin e vaksinimit kundër COVID-19 gjatë fundjavës, ku personat e shëndoshë nga mosha 70-vjeçare e më lartë janë në listë për vaksinim, raporton agjencia AP.

Është krijuar një qendër e vaksinimit masiv në Velodromen Nacional në perëndim të Parisit, ku disa prej top-çiklistëve francezë stërviten.

Derisa çiklistët kanë stërvitur rreth shtegut të shtunën, mjekët dhe infermierët kanë garuar për të vaksinuar qindra persona që kishin termine për vaksinim.

Në mesin e atyre që mori vaksinën ishte Jean-Luc Moutet një 70-vjeçar që kishte rezervuar terminin në momentin kur Qeveria njoftoi se tash vaksina ka në dispozicion për persona nga mosha 70-vjeçare e tutje.

Nicole Beajuan është një 70-vjeçare tjetër që ka marrë dozën e parë të vaksinës së Pfizer/BioNTechut.

Edhe Franca përshpejton vaksinimin pas thirrjes së Macronit Botë Franca përshpejton vaksinimin pas thirrjes së Macronit

Ajo tha se ka marrë telefonatë nga autoritetet lokale duke e ftuar që të merrte vaksinën.

Ajo ka thënë se vaksinimi do t’ia mundësojë sërish që të përqafojë familjen dhe t’i kthehet jetës që e kishte dikur.

Asnjëri nuk e ka fajësuar Qeverinë për atë që kritikët e kanë quajtur ritëm të ngadalshme të vaksinimit në Francë.

Në fazën e parë të vaksinimit ishin përfshirë pjesa më e cenueshme e popullatës, përfshirë banorët në qendrat e kujdesit dhe personat me probleme shëndetësore që hynë në mesin e me të rrezikuarve nga COVID-19.

Edhe Franca synon të vaksinojë 2.4 milionë njerëz deri në fund të shkurtit Botë Franca synon të vaksinojë 2.4 milionë njerëz deri në fund të shkurtit

Në Francë deri tash janë vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës anti-COVID nga Pfizer, Moderna apo AstraZeneca, 7.7 milionë qytetarë.

Kjo është afro 15 për qind e gjithë të rriturve në Francë.