Franca do të dëbojë gjashtë agjentë rusë të dyshuar se punonin si spiunë “nën mbulesë diplomatike” në vend, njoftoi sot Ministria e Jashtme franceze.
Në deklaratë thuhet se “pas një hetimi shumë të gjatë, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Brendshme (DGSI) zbuloi të dielën, më 10 prill një operacion klandestin të kryer nga shërbimet e inteligjencës ruse në territorin tonë”.
Më tej në deklaratë thuhet se aktivitetet e gjashtë rusët, të cilët tani janë cilësuar si “persona non grata”, ishin në kundërshtim me interesat kombëtare të Francës.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin përgëzoi në një postim në Twitter agjentët francezë të sigurisë të përfshirë, të cilët “penguan një rrjet agjentësh klandestine rusë që punonin kundër interesave tona”.
Ministria e Jashtme franceze tha se në mungesë të ambasadorit rus, “numri dy në ambasadë u thirr në ministri sonte për t'u informuar për këtë vendim”.
Remarquable opération de contre-espionnage. Bravo aux agents de la DGSI qui ont entravé un réseau d'agents clandestins russes qui œuvraient contre nos intérêts. Les agents impliqués devront quitter le territoire national. Dans l'ombre, la DGSI veille sur nos intérêts fondamentaux
— Gérald DARMANIN (@GDarmanin) April 11, 2022