Franca dhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit teksa po rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë.
Shtetet e Bashkuara, në anën tjetër, po përballen me normat më të larta të infektimit prej kur ka shpërthyer virusi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv janë duke mbushur në Evropë, meqë numri i të infektuarve është dukshëm më i madh sesa në muajt mars dhe prill, kur masat e izolimit patën ndalur hovin e virusit.
Gjermania pritet të ashpërsojë kufizimet, kur kancelarja gjermane, Angela Merkel të takohet me udhëheqësit e 16 landeve, të mërkurën.
Në mesin e mesave që do të shqyrtohen janë edhe mbyllja e restoranteve, bareve dhe muzeve, si dhe ndalimi i organizimeve tjera.
Italia dhe Spanja janë në mesin e shteteve evropiane që janë detyruar të vendosin kufizime të reja për koronavurus, ndërkohë që Franca është duke analizuar nëse mund të aplikojë masa më të vështira.
Në kohën e rritjes së shkallës së infektimit, autoritetet ruse kanë vendosur që vendosjen e maskës ta bëjnë të detyrueshme në hapësira publike, transport publik dhe ashensorë.
Rusia renditet e katërta në botë për nga numri i infektimeve të regjistruara, 1.540.000, përfshirë 26.000 vdekje.
Në Shtetet e Bashkuara, numri i infektimeve është duke u rritur në 47 shtete, derisa i të vdekurve në 34.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i rasteve të reja në SHBA, brenda shtatë ditëve, ka arritur në rreth 73.000. \ REL