Ka një qasje të ndryshme në aspektin e organizimit mes Parisit dhe Berlinit, gjë që po i pengon për momentin të bien dakord në lidhje me liderët e rinj të institucioneve evropiane, u shpreh sot udhëheqësja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer.
“Ne kemi qasje të kundërta në planit e sistemit dhe shpresoj që ta zgjidhim sa më shpejt këtë situatë”, deklaroi AKK-ja për median në Paris, gjatë një ceremonie të dorëzimit të çmimit evropiania e vitit nga revista “Politika Ndërkombëtare”, transmeton ATSH.
Në prag të samitit evropian, ku do të përcaktohen emërimet për postet kyçe të qeverisjes së BE-së, unë dhe kancelarja vijojmë të mbështesim parimin e “Spitzenkandidat”, sipas së cilit personi i cili ka qenë lideri i një force politike gjatë fushatës në zgjedhjet evropiane natyrisht është kandidati pretendent për postin e udhëheqësit evropian.
- Punë gjermanësh dhe diçka e paimagjinueshme në partitë shqiptare
-
CDU sërish në duart e burrave
-
Tërmeti politik i radhës në Gjermani: Dorëhiqet shefja e CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer
-
Ditë të vështira për kryetaren e CDU-së, pasardhëses së Angela Merkelit
-
Ministrja gjermane e Mbrojtjes u kundërpërgjigjet kritikave të Francës për NATO-n