Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Forcat e Egjiptit vrasin 36 militantë të IS-it

Forcat e sigurisë në Egjipt, gjatë pesë ditëve të kaluar kanë vrarë 36 militantë të dyshuar në Gadishullin Sinai, bëri të ditur ushtria e këtij vendi.

Trupat kanë nisur ofensivën muajin e kaluar, pasi presidenti Abdel Fattah al-Sisi ka dhënë tre muaj kohë për shkatërrimin e grupit militant Shteti Islamik në Sinai.

Gjatë pesë ditëve të kaluar janë arrestuar edhe 345 militantë të dyshuar, tha ushtria.

Në muajin nëntor, militantët e dyshuar të Shtetit Islamik kanë sulmuar një xhami në veri të Sinait duke vrarë mbi 250 njerëz.

Ky sulm ka nxitur presidentin Sisi të udhëzojë ushtrinë edhe për përdorim të "forcës brutale" kundër Shtetit Islamik.