Moti në Florida ka nisur të përkeqësohet me ardhjen e uraganit shkatërrimtar Irma.
Meteorologët thonë se “syri” i uraganit Irma do të godasë Florida Keys, Florida dhe Tampa nesër në mëngjes.
Kategoria e pestë e uraganit tashmë ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 20 personave përgjatë Karaibeve dhe tash është drejtuar kah jugperëndimi i Floridës.
Mbi gjashtë milionë njerëz në Florida dhe Xhorxhia janë paralajmëruar të braktisin shtëpitë e tyre derisa uragani vazhdon të shkatërrojë bregun verior të Kubës.
Irma ka lënë mijëra njerëz pa kulm mbi kokë kur goditi Karaibet ditën e mërkurë.
Edhe
Moti i keq në Florida shtyn ndeshjen Anglia – Kosta Rika
Florida Keys do të goditet sapo Irma të arrijë të dielën dhe autoritetet kanë raportuar se janë duke shqyrtuar tërheqjen e ekipeve të emergjencave nga ishujt.
Qendra nacionale amerikane për uragane (NHC) ka paralajmëruar, se Irma do të godasë Keys dhe pjesën jugore të Floridës nesër në mëngjes, duke sjellë erëra shkatërrimtare.