Botë

Flamuri i BE-së hiqet nga Harku i Triumfit në Paris

Flamuri i Bashkimit Evropian, i vendosur në Harkun e Triumfit në Paris të premten për të shënuar fillimin e presidencës gjashtë-mujore franceze të bllokut 27-anëtarësh, është hequr të dielën pasi shkaktoi trazira nga politikanët e krahut të djathtë atje.

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen tha se “zëvendësimi” i flamurit francez në këtë monument ishte një sulm ndaj identitetit të vendit, raporton BBC.

Derisa ministri i ri i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune, i cili të premten kishte thënë se flamuri do të qëndronte për disa ditë, këtë të diel tha se është hequr pasi ashtu ishte planifikuar.

“Ishte planifikuar që flamuri të hiqej këtë të diel, ne nuk kishim vendosur një kohë të saktë”, tha Beaune për radion ‘France Inter’, duke hedhur poshtë idenë se qeveria ishte dorëzuar pasi Le Pen tha të shtunën se do t'i bënte thirrje Këshillit të Shtetit të Francës për të hequr flamurin e BE-së.

"Ne nuk u tërhoqëm, nuk kishte ndryshim plani”, shtoi Beaune. Ai tha se Le Pen dhe liderët e tjerë kishin gabuar kur thanë se flamuri i BE-së kishte zëvendësuar flamurin francez pasi ky i fundit nuk do të shfaqet përgjithnjë në Harkun e Triumfit.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili ende nuk ka thënë nëse do të kandidojë për rizgjedhje në prill, mundi Le Pen në balotazhin e 2017-tës me 66 për qind të votave.