Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fitorja në gjyqin për t’i dhënë fund jetës

Një grua në Peru pothuajse tërësisht e paralizuar për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme, ka fituar të drejtën për eutanazi nga Gjykata Supreme.

Psikologia Ana Estrada, e cila vuan nga polimiositisi, sëmundje që zhduk muskujt dhe e pashërueshme, për vite të tëra ka luftuar për ndryshim të ligjit që ndalon eutanazinë.

Katër gjykatës ia kanë mundësuar të enjten që Estradas t’i lejohej eutanazia.

45-vjeçarja që nga fëmijëria është në kujdestari shëndetësore.

Estrada për herë të parë përjetoi efektet anësore të sëmundjes në moshën 12-vjeçare.

Në moshën 20-vjeçare ishte e dobët për të ecur dhe nisi të përdorte karrocën.

Edhe Franca miraton projektligjin për vdekjen e asistuar, pas vitesh debate Botë 1 j. më parë Franca miraton projektligjin për vdekjen e asistuar, pas vitesh debate

Mirëpo në vitin 2015, sëmundja i është përkeqësuar, duke fituar edhe pneumoninë.

Estrada tani mbështetet për tubin ushqyes në bark dhe një tjetër tub në qafë që i ndihmon për të marrë frymë.